Bota

Imran Khan zgjidhet kryeministër i Pakistanit

Ish-ylli i kriketit, Imran Khan është zgjedhur kryeministër i Pakistanit në një votim në Asamblenë Kombëtare të vendit. Partia e tij PTI fitoi shumicën e vendeve në zgjedhjet e korrikut, duke mundësuar që Khan të bëhej kryeministër, edhe me ndihmën e partive të vogla. 65-vjeçari do të trashëgojë një vend me një krizë ekonomike në rritje dhe është zotuar të krijojë një “Pakistan të ri”.