I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Genti Ndoj, personal trainer dhe ish-konkurrent i “Përputhen”. Ai ka folur më shumë mbi palestrën duke dhënë dhe këshillat e tij për të qenë sa më të shëndetshëm…
Çfarë do i rekomandoje një klienti tënd, më mirë të bënte kardio në pistë, apo ecje në natyrë?
Të dyja sjellin efektivitet, por unë preferoj më shumë ecjen në natyrë. Njeriu duhet të afrohet sa më shumë me natyrën, na bën gjithmonë mirë edhe mendërisht. Sidomos të gjejmë një vend me hapësirë dhe ajër të pastër. Plus, ai vrapi i detyruar i pistës dhe pjesa e poshtme, është pak dëmtuese për disa njerëz. Por dhe për ata që nuk kanë ndonjë dëmtim, mund të sjellë rëndesë. Orët e gjata në pistë, ecja, mund të sjellë dëmtim tek gjuri, tek shpina, tek mesi. Prandaj çdo gjë me karar.