Live From Tirana Tech

Inteligjenca artificiale ‘zëvendëson’ parashikimin e motit…/Profesionet që rrezikohen më shumë nga AI!

I ftuar në “Live From Tirana” me Ksenja Shoshaj ka qenë eksperti i IT, Tomi Kallanxhi. Ai ka folur më shumë mbi inteligjencën artificiale, rreziqet që mund të shfaqen dhe si parashikohet të jetë pas shumë vitesh kjo fushë…

Tomi tregoi po ashtu dhe një rast, ku dëgjohet inteligjenca artificiale duke lexuar parashikimin e motit. Pra, a do të thotë kjo se shumë shpejt gazetarët, moderatorët, spikerët, punonjësit e medias do të zëvendësohen nga AI?

Ne menduam se punët kreative do të ishin ato të fundit që do t’i hiqte inteligjenca artificiale dhe menduam se IT do të ishin të fundit që do të hiqeshin nga puna, por në të vërtetë ishin të parët. (qesh)