Irani ra dakord që 20 anije me flamur pakistanez, të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, siç njoftoi ministri i Jashtëm i Pakistanit, Ishaq Dar, në një postim në X.
Sipas kësaj marrëveshjeje, dy anije do të kalojnë ngushticën çdo ditë, sqaroi kryediplomati i Islamabadit.
Ky është një gjest i mirëpritur dhe konstruktiv nga Irani dhe meriton vlerësim, shkroi ministri Dar.
Më tej shprehu besimin se:
Është një paralajmërues paqeje dhe do të ndihmojë në sjelljen e stabilitetit në rajon.
Pakistani ka vepruar si vend ndërmjetës mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës Islamike, në luftën mbi një mujore mes tyre.