Bota

Irani refuzon negociatat me SHBA-të/Trump paralajmëron hakmarrje të fuqishme!

Kryetari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Larijani, tha se Teherani “nuk do të negociojë” me Uashingtonin.

Komentet i bëri disa orë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u zotua se do të vazhdojë t’i ndëshkojë “terroristët” me “forcën e plotë” të ushtrisë amerikane.

Në një postim në rrjetin X, Larijani shkroi:

Ne nuk do të negociojmë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sot, kombi iranian po mbron veten.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, pretendoi se Ajatollah Ali Khamenei u përpoq ta vriste dy herë dhe nuk e fshehu gëzimin që ishte ai i pari që vrau Udhëheqësin Suprem të Iranit, siç raporton ABC News.

Ndërkaq ka edhe një ofensivë të re të IDF-së kundër Hezbollahut, grupit militant të Libanit e që mbështetet nga Irani. Paralajmërohet se kjo ofensivë “do të jetë e gjerë e gjithëpërfshirëse dhe mund të përfshijë një pushtim tokësor”.

Kjo u theksua nga një burim sigurie izraelite për kanalin e lajmeve Al-Hadath të drejtuar nga Arabia Saudite, siç raportohet nga Times of Israel.

Po ashtu, burimi vuri në dukje se nuk do të ketë imunitet për asnjë politikan apo figurë ushtarake të Hezbollahut e as për mbështetësit e tij.