Irani tregon muskujt, nis stërvitjet detare në prag të rivendosjes së sanksioneve amerikane ndaj Republikës Islamike, më 7 Gusht. Në atë që po cilësohet “Mesazh ndaj Uashingtonit”, mbi 100 anije janë përfshirë në këto manovra në Gjirin Persik. Koha e zgjedhur duket e pazakontë, pasi stërvitjet e përvitshme iraniane kryhen në vjeshtë. Tensionet mes Uashingtonit e Teheranit u rritën ndjeshëm në Maj, kur Donald Trump tërhoqi Amerikën nga Marrëveshja Bërthamore me Iranin.