Bota

Ish-avokati i Trump-it, Cohen pranon se ka shkelur ligjin

Presidenca e Donald Trump mund të marrë një kthesë të papritur. Ish-avokati i Presidentit Amerikan është shpallur fajtor nga një gjykatë në Manhattan për shkelje të ligjeve të financimit të fushatës elektorale. Michael Cohen ka pohuar se janë paguar para për të blerë heshtjen e femrave me të cilat Donald Trump kishte patur marrëdhënie seksuale. Avokati 51-vjeçar pranoi 8 akuza pas një marrëveshjeje me prokurorët për pranimin e fajësisë. Trump injoroi pyetjet rreth Cohen, ndërsa Shtëpia e Bardhë hesht.