Ish kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin propozoi që njerëzit të punojnë vetëm 4 ditë në javë dhe 6 orë në ditë, për të pasur më shumë kohë për familjen, hobet dhe jetën personale. Ajo tha se kjo mënyrë do të rrisë lumturinë dhe produktivitetin. Ideja u frymëzua nga shembuj në Suedi dhe Japoni. Marin ishte udhëheqësja më e re femër në botë në moshën 34 vjeçe.
Sanna Marin, e cila e futi Finlandën në NATO, njoftoi së fundmi se po divorcohej nga bashkëshorti i saj, Markus Raikkonen, me të cilin ishin në lidhje prej 19 vjetësh. Marin dhe Raikkonen, janë prindër të një vajze 5-vjeçe, Emma Amalia Marin. Dyshja kurorëzuan në martesë lidhjen e tyre në vitin 2020. Ndërkohë, “Daily Mail” ka publikuar së fundmi dy foto të ish-bashkëshortit të saj me një vajzë misterioze disa javë para ndarjes.
Që pas largimit nga politika, Sanna Marin ka nisur të ‘jetojë’. Në postimet e fundit në Instagramin e saj, Marin i ka treguar të gjithëve disa foto nga udhëtimet e saj të fundit ku mund të themi se duket shumë joshëse dhe seksi. Ish-liderja e socialdemokratëve finlandezë duket se e ka marrë si të mirëqenë udhëtimin në jetën e saj të re si beqare dhe nuk ngurron të ndajë me ndjekësit as foto me rroba banje apo pantallona të shkurtra.