Gossip Showbiz

Ish-partnerja e Don Xhonit bëhet nënë për herë të parë?

Modelja ruse Ariana Lirey, e njohur më së shumti në Shqipëri si ish-e dashura e reperit  Don Xhoni, është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e bukur e ka ndarë vetë ajo përmes disa postimeve prekëse në rrjetet sociale. Ku ajo zbuloi dhe vështirësitë e saj gjatë shtatzënisë.

Shtatzënia ime ishte shumë e vështirë, për çka nuk doja të flisja. Në një fazë të hershme, m’u diagnostikua me hematomë subkorionike, e cila për nga madhësia ishte më e madhe se vetë fetusi (kurrë nuk më ka pëlqyer mënyra se si mjekët e quajnë foshnjën brenda nënës, por gjithsesi), me shkëputje të placentës dhe me plot probleme të tjera, vetëm duke i dëgjuar të frikësohesh.
Shanset që unë ta mbaja fëmijën ishin 50/50. Kalova dy herë trajtim me infuzione dhe tableta, nga të cilat shpesh më vinte për të vjellë, e gjithçka kjo e përzier me toksikozën që edhe ashtu mezi e përballoja.


Në një prej imazheve të publikuara, Ariana ka ndarë një fotografi të këmbëve të foshnjës së saj, të shoqëruar me një shkrim të gjatë në gjuhën ruse, duke reflektuar emocionet dhe gëzimin që po përjeton në këtë periudhë të re të jetës.

Për djalin tonë nuk luftova vetëm unë, por edhe mjekët më të mirë të Krasnodarit, të cilëve do t’u jem mirënjohëse deri në fund të jetës sime.

Familja ime më dha një mbështetje të jashtëzakonshme. Duke filluar nga nëna ime, e cila përpiqej të merrte mbi vete çdo dhimbje timen, e deri te vajza e burrit tim, e cila nuk më linte të mbaja çanta të rënda dhe gjithmonë kujdesej për mua kur nuk kisha forcë të bëja asgjë.

Shtylla ime kryesore u bë bashkëshorti im, i cili nuk humbi asnjë nga kontrollat apo vizitat e mia tek mjeku. Fatkeqësisht, burrat nuk lejohen të hyjnë në konsultat gjinekologjike, por ai gjithmonë më priste me durim për orë të tëra dhe pastaj interesohej për çdo gjë që kishte ndodhur. Nuk e di si është për të tjerët, por kam dëgjuar shpesh se shumë çifte përballen me ndarje në këtë periudhë, ndërsa ne, disi, e kaluam në mënyrë të qetë.

Gjatë të gjitha 9 muajve të shtatzënisë, unë isha “fëmija”. Kurse burri im ishte në rolin e babait – ai që më qetësonte, më ndihmonte të flija, më gatuante, më ndihmonte të vishesha…


Modelja ka zbuluar gjininë e fëmijës, i cili është djalë dhe postimi ka vijuar duke shprehur mirënjohjen e saj për bashkëshortit si dhe çdo problem shëndetësor ka kaluar. Postimi i saj është mirëpritur me urime të shumta nga ndjekësit.