Gjykata e Apelit në Korenë e Jugut konfirmoi dënimin me 25 vjet burg për ish presidenten Park Geun-hye, pas akuzave për përfshirjen në një skandal korrupsioni, që e rrëzoi atë nga pushteti në vitin 2017. Park u bë udhëheqësja e parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në Korenë e Jugut, që la detyrën kur Gjykata Kushtetuese e shkarkoi për shkak të skandalit korruptiv miliona dollarësh. Gjatë gjykimit u provua që Park, mori dhjetëra miliardë fitime nga fondet e fondacioneve jofitimprurëse në pronësi të saj.