Bota

Itali, vijojnë kërkimet për të gjetur të mbijetuar në Lumin Raganello

Në rajonin e Kalabrisë në Itali vijojnë kërkimet për të gjetur persona të mbijetuar ose viktima që humbën jetën nga vërshimi i Lumit Raganello në Kalabri. Lumi doli nga shtrati pas reshjeve të vrullshme të shiut duke përmbytur Parkun Kombëtar të Pollinos. 10 persona humbën jetën pjesë e një grupi me eskursionistë që po vizitonte parkun. Ekipet e emergjencës shpëtuan 3 të rinj të moshave 21, 22 dhe 23 vjeç. Një 8 vjeçare u gjet e shokuar mes viktimave, por fatmirësisht pa dëmtime.