Një 23-vjeçar shqiptar u vra gjatë natës në një shesh në provincën e Barit. I riu, identiteti i së cilit nuk bëhet i ditur, është qëlluar nga pas, me armë zjarri nga dy persona. Sipas mediave italiane, autorët kanë qenë me motor dhe janë larguar menjëherë. Nisën hetimet për shkaqet.