Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëroi se do të dërgojë ushtrinë nëse Irani përpiqet të bllokojë ngushticën Bab al-Mandeb që lidh Detin e Kuq me gjirin Aden. Javën e kaluar, Arabia Saudite njoftoi pezullimin e të gjitha ngarkesave të naftës përmes kësaj ngushtice, pasi militantët Houthi në Jemen, të mbështetur nga Irani, sulmuan dy anije. Irani vet ka deklaruar se mund të bllokojë ngushticën e Hormuzit, në grykën e gjirit, nëse atij i pengohen eksportet e naftës.