Në shumë raste ndodh që të vendosim jastëkun mes këmbëve para se të flemë gjumë, por asnjëherë nuk i kemi ditur përfitimet që mund të marrim.
Rekomandohet që një person të ketë disa të tillë në shtrat, por zakonisht, njerëzit flenë vetëm me dy. Edhe pse mendojmë se kemi nevojë vetëm për një jastëk për të mbështetur kokën, në të vërtetë duhet të kemi më shumë.
Në këtë artikull do të mësoni arsyet se përse duhet të flini me jastëk midis këmbëve.
1. Përmirëson qarkullimin e gjakut në trupin tuaj. Vendosja e një jastëku midis këmbëve ndihmon në lehtësimin e rrjedhjes së gjakut në trupin tuaj. Ai largon presionin nga venat dhe lehtëson qarkullimin e gjakut, duke i ndihmuar organet që të funksionojnë siç duhet dhe madje kjo rrit sistemin tuaj imunitar. Mund t’ju ndihmojë edhe në lehtësimin e dhembjeve nga venat e fryra apo nga variçet.
2. Parandalon gërhitjen. Sipas ekspertëve, gjumi në anën tuaj të majtë është pozicioni më i mirë i mundshëm nëse vuani nga gërhitja. Por, meqenëse fjetja vetëm në njërën anë mund të ushtrojë presion në shpinë dhe në ijë, rekomandohet të vendosni një jastëk midis këmbëve në mënyrë që të relaksoheni.
3. Ndihmon në lehtësimin e dhembjeve tek gjunjët. Nëse dhembja e vazhdueshme e gjurit ju mban zgjuar gjatë natës, mbase është koha të filloni të flini me një jastëk midis këmbëve. Kjo ju ndihmon të largoni dhembjen dhe të flini të qetë. Nëse flini me shpinë, vendosni jastëkun poshtë gjunjëve. Nëse flini anash, vendoseni midis gjunjëve.
4. Ju ndihmon të ruani pozicionin e duhur gjatë gjumit. Nëse flini keq, i shkaktoni shumë dëme trupit, përfshirë dhembjet në shpinë, ije dhe në nyje. Fjetja me një jastëk midis këmbëve zvogëlon presionin në pjesën e poshtme të shpinës dhe tek vetë shpina. Nëse flini me shpinë, mbajtja e një jastëku të vogël poshtë shtyllës kurrizore mund t’ju ndihmojë gjithashtu ta mbani trupin të pozicionuar mirë.