Lifestyle

Ja si mund të kontrolloni cilësinë e ujit nëse është i pijshëm

Uji në formën e tij të pastër, është lëng pa shije dhe pa erë po ashtu nuk ka ngjyrë. Ai është i domosdoshëm për të gjitha format e jetës dhe njihet edhe si tretësi më i gjithanshëm. Pa të, jeta siç e njohim ne, do të ishte e pamundur. Por a e keni menduar ndonjëherë se në këtë lëng pa ngjyrë ne mund të dallojmë cilësinë e tij?!

Gjithnjë kemi qëndruar me dyshimin nëse uji i rrjedhshëm nga rubineti është i mirë për tu pirë. Ka patur raste ku cilësia e tij mund të ndryshojë brenda natës dhe duhet të dish si ta kontrollosh atë për të shmangur pirjen e ujit të ndotur.

Në këtë artikull do të njiheni me hapat kryesore se si mund të njihni ujin e pijshëm.

1. Filloni duke kontrolluar ngjyrën e ujit. Së pari, lini ujin tuaj të rrjedhë për disa minuta. Mbushni një gotë dhe mbajeni lart në dritë. Nëse uji është i turbullt, i verdhë ose kaf, ai mund të nënkuptojë se vjen nga tuba të ndryshkura, ndotje në rrjedhën e sipërme ose një burim uji me cilësi të ulët si një lumë ose rezervuar.

2. Kontrolloni për të parë nëse uji është me grimca. Kontrolloni ujin për ndonjë grimcë ose mjegull. Merrni gotën tuaj të mbushur me ujë dhe shikojeni në dritë. Grimcat e kuqe, portokalli ose kafe mund të vijnë për shkak të pajisjeve ose tubave të ndryshkur ose të vjetër. Pjesët e zeza brenda ujit mund të tregojnë se tubacionet kanë filluar të përkeqësohen. Nëse ka një hije si mjegull do të thotë se ka shumë kimikate.

3. Nuhatni ujin për të përcaktuar aromën e tij. Nëse uji juaj i pijshëm ka erë zbardhuesi, ka shumë të ngjarë të jetë për shkak të klorit që është shtuar për ta bërë ujin më të pastër. Nuk është i dëmshëm, por është një ide e mirë të merrni një filtër për të hequr erën. Erërat prej dheu ose myku tregojnë se ka diçka organike brenda ujit. Nëse ka erë si vezë të kalbura, do të thotë se ka baktere që zhvillohen brenda në ujë. Lëreni ujin të rrijë në një gotë për disa minuta dhe merrini erë përsëri.

4. Provoni shijen. Nëse ka shije të keqe, menjëherë pështyni ujin. Një shije metalike mund të nënkuptojë që nivelet e pH janë të ulëta ose se ka minerale të tepërta në furnizimin me ujë, gjë që zakonisht vjen për shkak të një tubi të ndryshkur. Nëse ka shije si zbardhues, do të thotë se ka kimikate, të cilat mund të shkaktohen nga heqja artificiale e ujit ose mbeturinave industriale.

5.Kontrolloni tubat. Është thelbësore të kontrolloni tubat tuaj rregullisht sepse ato mund të jenë arsyeja pse uji juaj nuk është i pijshëm. Ka mënyra të thjeshta për t’i kontrolluar ato.