Kryeministri Rama vlerëson punën e Erion Veliajt dhe i lëshon mesazhe mbështetjeje nga Jala. Gjatë fjalës së tij në Akademinë Verore të të rinjve socialistë, Rama u shpreh se Bashkia e Tiranës po ecën në rrugën e duhur duke lënë të nënkuptohet qartë se do të rikonfirmojë Veliajn në zgjedhjet e ardhshme lokale të 2019. Përsa i përket këshillave bashkiakë, Rama theksoi se të rinjve do t’u jepet mundësi, ndërsa do të respektohen kuotat gjinore 50-50%.