Health & Beauty

Japoni: Zbulim i ri për parandalimin e hershëm të diabetit pa gjilpëra apo analiza të shtrenjta?

Një zbulim premtues nga Universiteti i Tokios mund të revolucionarizojë mënyrën e parandalimit të diabetit.

Studiuesit japonezë kanë përdorur një metodë të re – monitorimin e vazhdueshëm të glukozës (CGM) të kombinuar me një algoritëm inteligjent – për të zbuluar rrezikun ndaj diabetit shumë më herët se metodat klasike si analiza e mëngjesit apo HbA1c.

Përmes analizimit të luhatjeve të glukozës në kohë reale tek persona pa diagnozë diabeti, studiuesit identifikuan një tregues të ri të quajtur “AC_Var”, që zbulon çrregullime metabolike të fshehura, të padukshme për testet standarde.

Për ta bërë këtë teknologji të përdorshme gjerësisht, ekipi ka zhvilluar një aplikacion online që ndihmon profesionistët e shëndetit dhe individët të vlerësojnë rrezikun ndaj diabetit në mënyrë praktike dhe të hershme.

Sipas shkencëtarëve, kjo qasje e re mund të luajë rol kyç në parandalimin e diabetit tip 2, duke lejuar ndërhyrje në kohë dhe shmangie të komplikimeve serioze shëndetësore.