Ne mund të kemi parë shumë persona me këto nuanca flokësh por në realitet, biondet janë shumë më pak të zakonshme se kaq. Në këtë artikull do të njiheni me disa fakte të padëgjuara më parë rreth biondeve natyrale.
1.Vetëm 5% e evropianëve dhe amerikanëve të veriut janë biond natyralë. Të lindurit me një hije të verdhë të flokëve është aq e rrallë sa që gjendet pothuajse ekskluzivisht në Evropë dhe Oqeani. Edhe pse të lindurit biond ju ndryshon ngjyra kur rriten, personat më të veçantë janë ata që mbeten me flokë biondë.
2. Biondet natyrale me lëkurë të errët janë të rralla, por ato ekzistojnë. Njerëzit e Melanesisë, një grup ishujsh afër Australisë, janë me lëkurë të errët dhe rreth 5% -10% e tyre kanë flokë natyrale bionde.
3. Ato janë rezultat i një mutacioni. Besohet se flokët bionde evoluan jo një herë, por dy herë. Me evolucionin e lëkurës së bardhë erdhi evolucioni i flokëve biondë në Evropën Veriore. Sidoqoftë, për disa njerëz nga Ishujt Solomon në Melanesia, flokët e tyre të artë erdhën nga një mutacion i vetëm i një gjeni të veçantë.
4. Njerëzit e lindur me flokë bionde kanë më shumë fije flokësh. Ata kanë rreth 150,000 fije floku në krahasim me ata me flokë të zeza, kafe dhe të kuqe, të cilët mund të kenë rreth 110,000, 100,000 ose 90,000 fije floku. Kjo mund të jetë sepse flokët evoluan pjesërisht për të mbrojtur lëkurën e kokës nga rrezet UV të dëmshme. Flokët më të errët përmbajnë më shumë melaninë e cila jep më shumë mbrojtje kështu që nuk kanë nevojë për aq shumë flokë.
5. Mjekrat bionde duken sikur rriten më ngadalë se mjekrat e errëta. Ngjyra e flokëve tuaj nuk përcakton sa shpejt ose ngadalë rriten. Mjekrat me nuanca më të hapura janë thjesht më të holla, kështu që mund të mos duken aq të plota sa mjekrat e errëta. Rritja e flokëve në të vërtetë varet nga gjenetika, nivelet e testosteronit dhe zgjedhjet e mënyrës së jetesës.
6. Gratë bionde janë më tërheqëse. Një numër studimesh kanë zbuluar se femrat me flokë bionde tërheqin më shumë meshkuj. Madje nuk ka rëndësi nëse flokët janë vetëm një paruke. Gjithashtu paguhen më mirë në punë.