Health & Beauty Lifestyle

Jeni duke vrapuar pas fëmijës tuaj me ushqim në dorë? Epo mos e bëni më sepse kjo ndikon negativisht tek…

Kur ecën në rrugë dhe sheh prindër apo gjyshër që ndjekin fëmijën me ushqim apo banane në dorë. Mjafton që fëmija të hajë, po se ku e ha dhe se si e ha, pak rëndësi ka. Shumë prindërve as që u shkon në mend se çfar roli luan ushqyerja në psikologjinë e fëmijës. Nuk u intereson asgjë tjetër, mjafton që fëmija të hajë atë gjë, të cilën ata, të rriturit e kanë në mendje. As që përpiqen të mësojnë se si zhvillohet psikologjia e fëmijës, mendja e tij, si fillon t’i mësojë gjërat? Mendja e njeriut i ka fillesat tek ushqyerja, prandaj prindër e të rritur të tjerë, mos e shikoni fëmijën 0-5 vjeç si një ‘shishe’ për t’u mbushur me ushqim. Mendimi e fillon rrugën pikërisht me ushqyerjen, me gjetjen dhe shijimin e tij.

Duke filluar nga thithja e gjirit më pas te përdorimi i mjeteve per t’u ushqyer. Fillimi i ushqimeve të forta si buka, copëzat e mishit dhe perimeve dhe frutave, të gjitha së bashku ngacmojnë psikologjinë e fëmijës, memorien dhe fantazinë e tij për t’i njohur, shijuar dhe pranuar të gjitha këto gjëra të reja. Ky proces kaq i thjeshtë është i lidhur direkt me fjalën. Nëna i emërton ushqimet, që po konsumon dhe fëmija mëson duke shijuar. Fëmija gjithashtu mëson që goja shërben për t’u ushqyer, por edhe për të folur, prandaj kujdes prindër, gjyshër dhe edukatorë. Procesi i të ngrënës kërkon kohën e vet dhe të rriturit duhet tja japin këtë “kohë” fëmijës. Por duke e ushqyer fëmijën me forcë apo ku të munden, ata, të rriturit vetëm dëmtojnë, jo vetëm ngrënien si proces, por edhe të mësuarin.

Procesi i ngrënies kthehet në vuajtje dhe gati luftë ndërmjet fëmijës dhe të rriturit. E ngrëna duhet të zhvillohet në një vend të caktuar, psh karrigia/tavolinë për fëmijë, dhe në orë të caktuara. Mirë do të ishte që gjatë konsumimit të vakteve, pranë fëmijës të ishte dhe i rrituri për ti mësuar etikën e të ngrënit. Fëmija mund të merret në tavolinë rreth moshës gjashtë muaj. Nëna mund t’i japë pak ushqim nga pjata e saj dhe kështu fillimi i ushqimeve të reja bëhet më i thjeshtë.

Një këshillë për ju prindër do të ishte që mos u fiksoni vetëm te e ngrëna, ky fiksim pengon punën e mundimshme të fëmijës për t’u rritur, për të mësuar si t’i bëjë e realizojë edhe ai vetë gjërat. Fëmija bën përpjekje gjigante për të mësuar, ndërsa ju me padurim dhe indiferencë as që i vini re, sepse jeni fokusuar vetë te e ngrëna dhe vetëm ankoheni se fëmija juaj nuk ha dhe nuk dalloni e vlerësoni asnjë arritje tjetër të ti. Mendoni vetëm “a hëngri” dhe kaq, ndërkohë, që fëmija ka kaq shumë nevojë për fjalën, konfirmimin dhe mbështetjen tuaj, që të mund të mësojë e të rritet edhe ai.