Kequshqyerja në fëmijëri lë pasoja të përhershme si në zhvillimin fizik dhe në kapacitetet mendore, duke i bërë ata kur të rriten të nënshtruar vetëm ndaj nevojave për ushqim.
Fëmijët shqiptarë janë të privuar edhe nga aktivitet të tjera që ndikojnë në zhvillimin e tyre të shëndetshëm siç janë veshja, argëtimi dhe aktivitete jashtë shtëpisë. Mbi 40% e fëmijëve nuk marrin pjesë rregullisht në aktivitete jashtë shtëpisë për një kohë të gjatë, të tilla si sport, muzikë, etj,, ndërsa më shumë se 18% e tyre nuk kanë akses në lodrat e përshtatshme për moshën e tyre. Mbi 28% e fëmijëve nuk kanë asnjë mundësi të ftojnë shokët dhe shoqet në shtëpi apo të konsumojnë diçka me ta jashtë.
Gjithashtu 17% e fëmijëve nuk kanë mundësi të kenë të paktën një veshje të re.
Më shumë se gjysma e fëmijëve, rreth 54% e tyre, nuk kanë mundësi të ikin me pushime një javë në vit, qoftë duke shkuar tek një i afërm. Gjithashtu më shumë se një e treta e fëmijë kanë vështirësi në infrastrukturën mbështetëse për të studiuar. Më shumë se 39% e fëmijëve nuk kanë mundësi të ndjekin aktivitetet jashtë shkollës pasi nuk kanë mundësi të paguajnë ekstra dhe 28% e fëmijëve nuk kanë një hapësirë të përshtatshme në shtëpi për të studiuar. /Monitor