Showbiz

Jennifer Aniston thirrje amerikanëve “Mos votoni për Kanye West”

Gjërat më të çuditshme ndodhin vetëm në SHBA dhe kjo konfirmohet nga ngjarjet e shumta dhe të ndryshme që kemi parë kohët e fundit.

Disa prej tyre lidhen edhe me zgjedhjet presidenciale në SHBA që këtë herë kanë bërë shumë zhurmë edhe për shkak të situatës së pandemisë që i ka detyruar njerëzit që të votojnë me postë.

Krahas kësaj, para nisjes së fushatave zgjedhore ishte reperi Kanye West i cili u shpreh se këtë herë do të kandidonte vërtetë për president dhe tashmë votat e para kanë shkuar për të.

Ka qenë Jennifer Aniston ajo e cila së fundmi ka bërë një thirrje duke i thënë njerëzve të mos votojnë për reperin e famshëm pasi të votosh nuk është një lojë por diçka që duhet marrë shumë seriozisht për të mos rrezikuar të ardhmen e vendit.

“Të votosh Kanye West nuk është për të qeshur” -tha ajo gjatë një interviste duke shkaktuar edhe reagimin e reperit. “As ‘Friends’ nuk ishte për të qeshur por ja ku jemi’ -tha Kanye në një postim në Twitter.

Kujtojmë së pak muaj më parë Kanye West nisi një seri postimesh në Twitter duke folur kundër bashkëshortes së tij Kim Kardashian dhe vjehrrës, Kris Jenner. Këto të fundit konfirmuan për publikun se West i ishin rikthyer problemet e bipolaritetit.