Aktorja e njohur Jennifer Lawrence mund të ketë zbuluar emrin e foshnjës së saj të dytë me bashkëshortin 41-vjeçar, Cooke Maroney.
Të dielën, 35-vjeçarja u pa duke shëtitur në rrugët e New York-ut, ku mbante në dorë një varëse çelësash me rruaza.
Aty ishin të shkruara dy emra: Cy, që është emri i djalit të saj të parë, dhe Louie, që fansat dyshojnë se është emri i fëmijës së dytë.
Ylli i “The Hunger Games” kishte veshur një bluzë të kaltër të errët, xhinse të gjera me stil “acid-wash”, atlete sportive dhe syze dielli, ndërsa flokët e saj biondë të errët i mbante të kapura lart.
Jennifer dhe Cooke u bënë prindër për herë të dytë në prill të këtij viti. Çifti është martuar në tetor 2019 dhe janë gjithashtu prindër të djalit të tyre trevjeçar, Cy.
Lajmi për shtatzëninë e saj të dytë u konfirmua publikisht nga përfaqësuesit e aktores për revistën “Vogue” në tetor 2024. Sipas burimeve pranë saj, aktorja ishte “e lumtur dhe e emocionuar që do të bëhej sërish nënë”, duke e parë si momentin e duhur për të zgjeruar familjen.
Në një intervistë të mëparshme për “Vogue” në vitin 2022, Lawrence ka treguar emocionet e saj pas lindjes së djalit të parë, duke thënë:
Isha e mbushur me dashuri. Ishte sikur jeta ime filloi nga e para. Zemra ime u zgjerua në një kapacitet që nuk e njihja më parë.
Edhe pse çifti ende nuk ka konfirmuar zyrtarisht emrin e fëmijës së dytë, fansat janë të bindur se “Louie” është zgjedhja e tyre, bazuar në varësen e çelësave që aktorja mbante me vete.