Showbiz

Jennifer Lopez dhe Shakira dhurojnë një spektakël të paharrueshëm në “Super Bowl”

Shfaqja brenda shfaqjes konsiderohet “Super Bowl Half Time Show” ku të ftuarat speciale të këtij viti ishin yjet e industrisë së muzikës, Shakira dhe Jennifer Lopez.

Ajo e cila hapi spektaklin ishte Shakira e cila kishte një kohë të gjatë që i mungonte skenës. Ajo dukej në formë të shkëlqyer teksa ka kënduar hitet e saj më të njohura dhe ka performuar bashkë me trupën e baletit.

Pas saj ishte radha e J-Lo e cila dhuroi po të njejtat emocione. 50-vjeçarja solli në kujtesën e të gjithëve projektet muzikore me të cilat u bë e famshme si “Jenny From The Block”, “Love Don’t Cost A Thing” apo “Waiting For Tonight”.

Lopez dha edhe një performancë të shkurtër në tub ashtu siç bëri edhe në filmin e saj më të ri “Hustlers”.

“Super Bowl Half Time Show” zgjati 14 minuta ku mes këngëtarëve ishin të ftuar edhe reperat e muzikës latine Bad Bunny dhe J Balvin si dhe vajza e Jennifer Lopez, Emma e cila performoi për herë të parë në një spektakël kaq të madh.