Jesy Nelson ka prekur ndjekësit në mbarë botën pasi ndau imazhe të reja të vajzave të saj binjake, vetëm pak ditë pasi zbuloi diagnozën e rëndë që kanë marrë.
Ish-këngëtarja e Little Mix, 34 vjeçe, konfirmoi se Ocean Jade dhe Story Monroe janë diagnostikuar me Spinal Muscular Atrophy (SMA1), një sëmundje e rrallë gjenetike që shkakton dobësi të muskujve dhe përkeqësohet me kalimin e kohës.
Në një përditësim të ndjerë për fansat, Jesy publikoi foto të binjakeve të saj të vogla, të mbështjella mirë nga i ftohti, teksa shijonin një shëtitje dimërore në karrocë.
Një tjetër imazh e tregonte këngëtaren nga pas, me një veshje të thjeshtë dhe natyrale, duke shtyrë vajzat dhe duke biseduar me një mikeshë.
Jesy, e cila i ndan binjaket me të fejuarin e saj Zion Foster, ka qenë e hapur për sfidat e rënda që po përjeton.
Sipas NHS, SMA është një gjendje e rrallë që ndikon drejtpërdrejt në forcën muskulore, por që mund të menaxhohet me trajtime dhe kujdes të vazhdueshëm mjekësor.
Vetëm pak ditë më parë, ajo ndau një video prekëse të njërës prej vajzave të saj me një tub ushqimi, ndërsa e vogla qeshte dhe reagonte me gëzim ndaj zërit të nënës.
Jam kaq e dashuruar me të qeshurën e saj të vogël
-shkroi Jesy krahas videos.
Emocionet kulmuan gjatë një interviste në This Morning, ku Jesy shpërtheu në lot teksa rrëfeu se shtëpia e saj tashmë “duket si një spital”, e mbushur me pajisje mjekësore.
Ajo tregoi se vajzat e saj mund të mos ecin kurrë dhe se do të kenë nevojë për karroca me rrota, ndërsa njëra prej tyre përdor aparate frymëmarrjeje gjatë natës.
Gjithçka ka ndryshuar brenda pak ditësh. Dua të jem thjesht nëna e tyre, jo infermiere, por do të bëj gjithçka për to
-u shpreh ajo mes emocionesh, duke shtuar se forca e saj vjen nga buzëqeshjet e vajzave dhe fakti që ato po e përballojnë këtë rrugëtim bashkë.
Mes gjithë dhimbjes, Jesy po përgatitet edhe për publikimin e dokumentarit të saj të ri, Jesy Nelson: Life After Little Mix, që pritet të dalë më 13 shkurt.
Projekti do të tregojë rrugëtimin e saj drejt amësisë, komplikacionet e shtatzënisë dhe betejat personale pas largimit nga Little Mix.
Një histori e dhimbshme, por edhe një dëshmi force, shprese dhe dashurie të pakushtëzuar.