Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se aktori Elliot Page do të publikojë një libër për jetën e tij. Sipas ‘Associated Press’, libri i titulluar ‘Pageboy’ do të dalë në vitin 2023. Botuesi tha për gazetën se:
Libri do të gërmojë në marrëdhënien e Page me trupin e tij, përvojat e tij si një nga trans njerëzit më të famshëm në botë dhe do të mbulojnë shëndetin mendor, sulmet, dashurinë, marrëdhëniet dhe seksin.

Gjithashtu, Page do të flasë për karrierën e tij të aktrimit, gjatë së cilës ai mori një nominim për Oscar në 2008 dhe përvojën e tij në komunitetin transgjinor. Lajmi u konfirmua dhe nga aktori i cili njoftoi fansat në rrjetin e tij social, Instagram. Rikujtojmë se Elliot doli publikisht si transgjinor në dhjetor 2020. Në një postim të gjatë në rrjete sociale, Page kërkoi t’i drejtohen me “ai” dhe falenderoi këdo që e ka mbështetur në këtë rrugëtim të gjatë e të vështirë.
Përshëndetje miq, dua të ndaj me ju se jam trans, më thërrisni me ai dhe emri im është Elliot. Ndihem me fat që po e shkruaj këtë, që kam arritur këtu. Jam mirënjohës për njerëzit që më kanë mbështetur gjatë këtij rrugëimi. Nuk mund ta përshkruaj sesa i lumtur jam që më në fund e dashuroj veten time ashtu siç jam. Jam frymëzuar nga shumë komunitete trans.

34-vjeçari njihet për rolet e tij në filmat si “Juno” dhe “Inception”. Ai aktualisht luan në serialin e Netflix “The Umbrella Academy”.