Gossip

Jo vetëm mesazhe? Mateo befason me rrëfimin për Brikena Selmanin: “Jemi takuar dhe jemi puthur”

Mateo ka folur sërish hapur për raportin e tij me Brikena Selmanin, duke iu përgjigjur drejtpërdrejt edhe dyshimeve të ngritura nga Kristi Lamaj.

Banori sqaroi se lidhja mes tyre nuk ka qenë aq sipërfaqësore sa është pretenduar, duke mohuar se gjithçka ka mbetur vetëm në disa mesazhe.

Sipas Mateos, komunikimi mes tij dhe Brikenës ka qenë i vazhdueshëm dhe në disa forma. Ai theksoi se mes tyre ka pasur më shumë se kaq, madje edhe takime fizike dhe afrimitet.

Nuk kemi shkëmbyer vetëm katër mesazhe. Unë kam treguar versionin tim nga fillimi deri në fund

-u shpreh ai.

Megjithatë, Mateo nënvizoi se nuk dëshiron të flasë në emër të Brikenës apo ta vendosë atë në një pozitë të vështirë.

Ai theksoi se nuk synon të duket mashtrues dhe as ta nxjerrë atë keq para publikut.

Nuk flas dot unë për të. Nuk dua as të dal keq vetë, as ta nxjerr keq atë, por thjesht nuk më ka pëlqyer

-tha ai.

Duke dhënë më shumë detaje, Mateo pranoi se mes tyre ka pasur një marrëdhënie të vërtetë.

Ne flisnim me mesazhe, me telefon, me kamera, jemi takuar, jemi puthur, por nuk ka rëndësi ta them unë këtë, sidomos në Prime

-shtoi banori.

Në fund, ai theksoi se nuk bëhet fjalë për diçka për t’u fshehur, por as për t’u ekspozuar publikisht.

Nuk është diçka që duhet fshehur, por nuk kam nevojë ta them me zë të lartë

-përfundoi Mateo.