Me përjashtimin e Donald Trumpit nga funerali i tij, John McCain i dërgoi një mesazh të fundit kuptimplotë presidentit amerikan. Në Uashington – thotë CNN, edhe vdekja është politike. Këtë McCain e kishte kuptuar mirë dhe e tregoi me planifikimin e ceremonisë së tij mortore, duke përjashtuar prej saj shefin e administratës.