Ish-banori i “Big Brother VIP”, Jozefin Marku, ka prekur publikun me një gjest human dhe plot ndjeshmëri gjatë paraqitjes së tij të fundit në një emision.
Para se të fliste për eksperiencën e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Jozi kërkoi një minutë heshtje në nder të vëllait të ndjerë të ish-bashkëbanorit të tij, Gjestit, i cili humbi jetën tragjikisht pak javë më parë në një aksident me motor.
Ky moment u konsiderua si një akt respekti dhe reflektimi, sidomos duke pasur parasysh marrëdhënien e tensionuar që kishte ekzistuar mes Jozefinit dhe Gjestit gjatë qëndrimit të tyre në “Big Brother VIP Albania”, ku përplasjet dhe debatet mes tyre patën bërë shumë bujë në rrjetet sociale.
Gjatë intervistës, Jozi u shpreh se ndiente keqardhje të sinqertë për humbjen e rëndë që kishte përjetuar Gjestit dhe familja e tij.
Pavarësisht gjithçkaje që ka ndodhur, një tragjedi e tillë të prek shpirtin. Jeta është shumë më e vlefshme se çdo konflikt televiziv
Publiku e ka përshëndetur gjestin e tij, duke e cilësuar si një veprim fisnik që tregoi anën e tij më të ndjeshme dhe humane.
Minuta e heshtjes në studio u shndërrua në një moment solidariteti dhe respekti që preku zemrat e shumë ndjekësve.