Kate Cassidy, e dashura e ndjerë e Liam Payne, ka ndarë emocionet e saj pas humbjes tragjike të ish-yllit të One Direction. Ajo ka folur për herë të parë në një intervistë ekskluzive për The Sun, duke përshkruar ngjarjen me lot në sy.
Ajo kujton se vendimi për t’u kthyer në Florida, para se të ndodhte tragjedia, ishte i papritur për të.
Ne kishim qenin tonë dhe asnjëherë nuk mendova që një ngjarje e tillë do të ndodhte. Ishte një aksident i trishtueshëm dhe jo, kurrë nuk e kam menduar që ai mund të largohej kaq herët. Megjithatë, kishim jetët tona, dhe kjo nuk ishte hera e parë që qëndronim larg njëri-tjetrit
Pas vdekjes së Liam, Kate vazhdoi të telefononte numrin e tij të vjetër vetëm për të dëgjuar mesazhin zanor. Ajo gjithashtu është larguar nga banesa që kishin marrë me qira në Florida dhe është kthyer në New Jersey, në vendlindjen e saj.
Kate tregoi se ka mësuar për ngjarjen tronditëse nga një mik i Liam, kur ajo ishte në shtëpi me qenin e tyre, Nala, dhe po kalonte kohë në rrjetet sociale. Në fillim, ajo mendoi se ishte një shaka, por e ndjeu se diçka e keqe mund të kishte ndodhur.