Gossip Showbiz

Kanye rrezikon të humbasë miliona prej fotove të Bianca Censorit?

Kanye West dhe Bianca Censori tërhoqën vëmendjen e të gjithëve gjatë ceremonisë së Grammy-t, ku bëhen objekt i bisedave të shumta. Pjesa më e madhe e këtij vëmendjeje ishte e planifikuar, pasi qëllimi i tyre ishte të krijonin polemika dhe të bëheshin të paharrueshëm.

Kjo ndodhi kur Bianca hoqi pallton e saj të zezë, duke zbuluar një fustan transparent gjatë momentit të fotografive.

Disa burime thonë se dyshja mund të ishin përjashtuar nga ceremonia, por më vonë u konfirmua se ata larguan vetë, pasi arritën të realizonin qëllimin e tyre në tapetin e kuq. Kanye vetë e bëri këtë të qartë në një postim në Instagram, të cilin e fshiu më vonë.

Megjithatë, ky moment i diskutueshëm duket se ka pasur pasoja për karrierën e Kanye. Sipas raporteve të Daily Mail, investitorët japonezë që kishin angazhuar West për dy shfaqje në Tokyo Dome, me një kontratë të vlerësuar në 20 milionë dollarë, po tërhiqen nga negociatat për shkak të paraqitjes kontroversale të Biancës. Burimet nga Japonia e përshkruajnë këtë si një “marifet të shqetësueshëm”, që ka ngjallur një reagim të fortë në atë vend.

Për momentin, as Kanye dhe as Bianca nuk kanë komentuar për këtë situatë, por ajo që është e qartë është se ata arritën të realizonin qëllimin e tyre – të jenë në qendër të vëmendjes.