Reperi i njohur Kanye West u shfaq sot në gjykatën federale të Manhattanit, ku po zhvillohet gjyqi ndaj Sean “Diddy” Combs, i akuzuar për trafikim seksual.
West, 48 vjeç, u pa të hynte në sallën e gjyqit i shoqëruar nga një prej fëmijëve të Combs, duke tërhequr vëmendjen me veshjen e tij – xhinse të bardha dhe një stil karakteristik.
I pyetur nga gazetarët nëse kishte ardhur për të mbështetur Diddy-n, ai u përgjigj shkurt:
Po.
Megjithatë, nuk dha asnjë koment lidhur me mundësinë për të dëshmuar në mbrojtje të mikut të tij në këtë proces gjyqësor që ka ngjallur interes të madh publik.
Ndërkohë, Bianca Censori, bashkëshortja e Kanye West, nuk u pa në gjykatë, pavarësisht se ndodhet në New York së bashku me të.