Kendall Jenner ka reaguar në rrjetet sociale, duke ndezur edhe më shumë kuriozitetin e fansave pas spekulimeve për një lidhje të mundshme me Jacob Elordi.
Gjithçka nisi pasi dyshja u pa së bashku në festivalin Coachella, ku të dy dukeshin të afërt gjatë performancës së Justin Bieber.
Pas zhurmës së madhe, Kendall Jenner ndau në Instagram një foto të Justin Bieber gjatë performancës, duke vendosur një emoji zemre mbi imazh.
Këngët si “Baby”, “Sorry” dhe “STAY” rikthyen nostalgjinë tek fansat, ndërsa atmosfera në festival ishte elektrizuese.
Kendall Jenner dhe Jacob Elordi u panë pranë njëri-tjetrit gjatë setit, ndërsa aktori, i njohur edhe nga “Euphoria”, u shfaq me një kapelë nga koleksioni “SWAG” i Bieber.
Pamjet u bënë shpejt virale, duke shtuar zërat për një romancë të mundshme.
Llogaria e njohur e thashethemeve DeuxMoi publikoi një informacion anonim, sipas të cilit dyshja ishte shumë e afërt gjatë festivalit, çka shtoi edhe më shumë dyshimet.
Megjithatë, as Kendall Jenner dhe as Jacob Elordi nuk kanë konfirmuar apo mohuar raportimet.
Dyshja njihen prej vitesh, me foto që datojnë që nga 2019, duke lënë të hapur mundësinë që marrëdhënia e tyre të jetë thjesht miqësore.
Të dy janë të njohur për ruajtjen e privatësisë në jetën personale, ndaj për momentin mbetet e paqartë nëse kemi të bëjmë me një romancë të re… apo thjesht një tjetër moment që po “digjet” në rrjet.