Gossip Showbiz

Kendall Jenner i rikthehet qetësisë në një klinikë luksoze detoksi? Sa kushton?

Pas një sezoni të lodhshëm dhe të ngarkuar gjatë Javës së Modës në Paris, supermodelja Kendall Jenner ka zgjedhur t’i rikthehet qetësisë dhe kujdesit për trupin në Klinikën luksoze Mayr në Austri – një ndër resortet më të njohura në botë për detoksifikim dhe rigjenerim.

Sipas “Daily Mail”, 29-vjeçarja kaloi disa ditë në këtë qendër ekskluzive, e cila është frekuentuar edhe nga yje si Nicole Kidman, Naomi Campbell dhe Karlie Kloss.

Programi i Kendall përfshinte analiza gjaku dhe hormonale, terapi oksigjeni, trajtime intravenoze dhe teste për funksionimin e mushkërive, pjesë e një plani të personalizuar që synon pastrimin e trupit dhe rikthimin e energjisë.


Me një kosto që arrin deri në 5 mijë funte në javë (rreth 5,800 euro), klinika ofron trajtime mjekësore, dieta të kontrolluara dhe masazhe terapeutike për pastrimin e organizmit nga toksinat.

Burime pranë modeles thanë se Jenner qëndroi në klinikë “për të rivendosur ekuilibrin trupor dhe mendor” pas javëve të ngarkuara me sfilata, ndërsa pjesën më të madhe të kohës e kaloi duke lexuar dhe duke ndjekur rutinën e qetë të klinikës.

E vendosur në brigjet e liqenit Wörthersee, Klinika Mayr njihet për programet e saj të rrepta por jashtëzakonisht efektive, të cilat premtjnë humbje peshe dhe rigjenerim të trupit brenda pak ditësh.

Pas paraqitjeve në sfilatat e Chanel dhe L’Oréal, Kendall duket se ka zgjedhur mënyrën më të mirë për të rigjetur qetësinë dhe energjinë, larg dritave të reflektorëve dhe ritmit të çmendur të pasarelave.