Rajoni

Kërcënohet me jetë kryeministri i Kosovës, shtohen masat e sigurisë

Mediat kosovare raportojnë se Ramush Haradinaj është kërcënuar me jetë nga persona të panjohur. Kërcënimi drejtuar Kryeministrit të Kosovës ka detyruar autoritetet ligjzbatuese të shtojnë masat e sigurisë për Kreun e Qeverisë Kosovare. Masat mbrojtëse për Haradinajn do të qëndrojnë në fuqi deri në një vendim të dytë, kur të shihet e arsyeshme se shkalla e rrezikshmërisë ka rënë.