Rajoni

KFOR: Nuk kemi marrë nën kontroll Liqenin e Ujmanit

KFOR-i hedh poshtë njoftimet se për shkak të situatës së nderë në veri, ka marrë nën kontroll Liqenin e Ujmanit. Sipas misionit të NATO-s në Kosovë, “Prania e shtuar e trupave është pjesë e një stërvitjeje 2-ditore të planifikuar më herët”. Më tej theksohet se “Manovrat synojnë testimin e kapaciteteve dhe gatishmërinë e ushtarëve në mbarë vendin, jo vetëm në veri”. Liqeni Artificial i Ujmanit, më i madhi në Kosovë, administrohet nga serbët.