Celebrities Gossip Showbiz

Kim Kardashian prek me dedikim e saj në ditëlindjen e të birit!

Kim Kardashian ka emocionuar ndjekësit me urimin special për ditëlindjen e shtatë të djalit të saj, Psalm West.

Ylli televiziv ndau në Instagram disa momente të ëmbla familjare, ku shfaqej pranë djalit të saj në çaste të mbushura me dashuri dhe afeksion.

Në mesazhin prekës, Kim tregoi se sa krenare është për mënyrën si po rritet Psalm dhe për personalitetin e tij.

Shtatë vjet që të dua dhe mësoj prej teje çdo ditë. Jam shumë krenare për sa i sjellshëm, i zgjuar dhe i veçantë je

-shkroi ajo në postim.

Ajo shtoi se dëshiron që dita e tij të jetë e mbushur me gjërat që ai pëlqen më shumë, si Pokémon dhe motoçikletat, ndërsa në fund e quajti “fëmija im përgjithmonë”, duke treguar lidhjen e fortë që ka me të birin.

Postimi mori menjëherë mijëra reagime dhe komente nga fansat, të cilët uruan vogëlushin dhe vlerësuan momentet e ëmbla familjare të ndara nga Kim në rrjetet sociale.