Celebrities Showbiz

Kim Kardashian “zbarkon” në supermarket, lë pa fjalë klientët me lëvizjen e papritur!

Kim Kardashian ka surprizuar fansat dhe klientët, duke u shfaqur papritur në një supermarket Walmart për një fotosesion të pazakontë.

Ylli 45-vjeçar realizoi një set fotografik brenda dyqanit, pikërisht pranë rafteve ku shiteshin pijet e saj të reja energjike “Update”, ndërsa klientët vazhdonin blerjet si në një ditë normale.

E veshur e gjitha në të zeza, Kardashian u shfaq tejet elegante, duke mbajtur në dorë një kanaçe të produktit që po promovon, ndërsa në rrjetet sociale e shoqëroi postimin me mesazhin: “tani në dispozicion në Walmart”.

Ky projekt shënon një tjetër hap të rëndësishëm në bizneset e saj, pasi ajo i është bashkuar kompanisë si bashkëthemeluese për ribrandimin e pijes.

“Update” synon një qasje ndryshe nga pijet klasike energjike, pasi është pa kafeinë dhe pa sheqer, duke u fokusuar më shumë te përqendrimi dhe energjia natyrale.

Paraqitja e saj në supermarket nuk kaloi pa u komentuar, duke u kthyer menjëherë në viral, ndërsa shumë fansa u habitën nga thjeshtësia e këtij promovimi.

Ndërkohë, pavarësisht zërave për jetën e saj personale, Kim duket më e përqendruar se kurrë te projektet dhe zgjerimi i perandorisë së saj në biznes.