Kim Kardashian tërhoqi gjithë vëmendjen në Vanity Fair Oscars Party 2026 me një paraqitje shumë elegante, por jo pa vështirësi.
Ajo u shfaq me një fustan të artë shumë të ngushtë nga Gucci, që theksonte format e saj, të kombinuar me taka të larta me platformë. Megjithatë, gjatë ecjes në tapetin e kuq, Kim u pa duke hasur vështirësi në lëvizje, për shkak të prerjes së fustanit dhe këpucëve.
Pamjet u përhapën shpejt në rrjetet sociale, ku fansat u ndanë në dy “kampe”: disa e kritikuan për mungesën e rehatisë, ndërsa të tjerë e vlerësuan për stilin e guximshëm dhe look-un glamuroz.

Kim kishte zgjedhur një grim të theksuar “smoky”, lente të kaltra dhe flokë të stiluar lirshëm deri në supe, duke kompletuar një paraqitje tipike të saj.
Në event ajo u shoqërua nga familja e saj, përfshirë Kris Jenner, Kendall Jenner dhe Kylie Jenner.
Pavarësisht komenteve, Kim Kardashian arriti edhe një herë të jetë në qendër të vëmendjes në një nga netët më të rëndësishme të Hollywood-it.