Bota

Kina kërcënon sërish Amerikën, ankesë të re për tarifat

Kina deklaroi se po planifikon të nisë një ankesë të re në Organizatën Botërore të Tregtisë kundër tarifave të presidentit amerikan, Donald Trump. Kërcënimi vjen pasi Shtetet e Bashkuara aplikuan valën e dytë të taksave në vlerë 16 miliardë dollarë ndaj mallrave kineze, duke përshkallëzuar luftën tregtare mes dy shteteve. Tarifa prej 25% ka nisur së zbatuari në mesnatë, duke prekur sektorin e motoçikletave dhe antenave.