Klodian Braho sot zhvilloi të parën mbledhje si drejtues i SPAK-ut, me të gjithë trupën e prokurorëve.
Fjala e Brahos në lidhje me objektivat e tij për drejtimin e institucionit ka qenë e shkurtër ndërsa i bëri me dije prokurorëve që duhet të angazhohen me dhënien e mendimeve për Kodin e ri Penal, kërkuar nga Ministria e Drejtësisë dhe mendime mbi marrëdhëniet që SPAK-u ka me Gjykatën e Lartë, atë Kushtetuese dhe institucionet e tjera ligjzbatuese.
Kreu i ri i SPAK-ut dha edhe mesazhe në lidhje me mbarëvajtjen e proceseve hetimore në respektim të afateve.
Të pranishëm ishin të gjithë prokurorët, teksa mbledhja zgjati rreth 20 minuta.
Klodian Braho nisi zyrtarisht punën si drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion në dhjetor 2025, pasi Altin Dumanit i mbaroi mandati 3- lvjeçar në krye të këtij institucioni.
Dy ditë më parë, Braho firmosi strukturën e re dhe Dumani mori detyrën e shefit të seksionit për marrëdhëniet me jashtë vendit.
Si kryeprokuror i posaçëm, Klodian Braho njihet për hetime në nivelet e larta dhe për dosje të njohura, si dënimi i ish-Prokurorit të Përgjithshëm e së fundi, iu bashkua grupit hetimor që vendosi nën akuzë zv.kryeministren Belinda Balluku.