Ministri i Turizmit dhe Mjedisit deklaroi se nuk ka rënie të numrit të pushuesve në Shqipëri. Në një takim me drejtues të institucioneve të përfshirë për mbarvajtjen e sezonit turistik, Blendi Klosi theksoi se këtë verë, vizitorët kanë zgjeruar hartën e destinacioneve duke u shtrirë në të gjithë vendin.