Showbiz

Koleksioni më i ri i Rita Orës me emrin e Tiranës dhe Prishtinës

Rita Ora po bën një pushim të vogël nga lançimi i këngëve të reja dhe është përqendruar tek dizejnimi i produkteve të shtëpisë.

Ajo sapo ka nxjerrë koleksionin e saj të parë me mbulesa krevati për të kompletuar më së miri dhomën e gjumit. Dekori i brenshëm i shtëpisë është diçka që ajo e ka patur pasion për një kohë të gjatë, të paktën kështu është shprehur në rrjetet sociale.

Koleksioni i Ritës quhet “Serenity” dhe dy pjesë të tij quhen Tirana dhe Prishtina, emrat e dy kryeqyteteve të cilat ajo i ka shumë përzemër.

“Serenity” do të mund të blihet online në uebsaitin zyrtar të këngëtares nga data 10 shkurt.