Për të dytën ditë rradhazi, në Bruksel vazhdojnë negociatat e liderëve europiane për Fondin e Rimëkëmbjes post-COVID në vlerë 750 miliardë euro. Pavarësisht qëndrimeve të ndara, ka optimizëm për konsensus. Kryeministri holandez, Mark Rutte vuri në dukje se “Burimet e Fondit të Rimëkëmbjes nuk janë para’ që iu shkojnë nesër vendeve, por parashikime monetare të bëra duke iu kërkuar atyre të përgatisin planet e reformave”. Sipas Rutte-s, “Në këto plane duhet të saktësohen veprimet e secilit shtet sa i përket pensioneve apo tregut të punës”.