Korea e Veriut akuzoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës se po bëjnë lojë të dyfishtë dhe se janë duke organizuar një komplot kriminal. Media shtetërore shkruan se njësitë e posaçme amerikane, me bazë në Japoni, po bënin një stërvitje ajrore, që synonte “infiltrimin në Penian”. Në artikull citohet një deklaratë mediatike e Koresë së Jugut. Një zëdhënës në Ambasadën e SHBA-ve në Seul, tha se nuk kishte asnjë informacion mbi stërvitjen e pretenduar.