Rajoni

‘Korigjimi i kufijve’, Kryetari i Preshevës: Ndryshimi duhet bërë mbi tre baza!

Kryetari i Komunës së Preshevës theu heshtjen dhe foli për idenë e korrigjimit të kufijve. Shqiprim Arifi thotë se çdo ndryshim duhet  bërë mbi tre baza: mosdëmtimi i Kosovës, moslejimi për ndarje të pjesshme të Luginës dhe koordinimi me BE dhe SHBA për çdo vendim. Kryekomunari i Preshevës rezervohet për të thënë nesë është momenti i duhur për të diskutuar tani bashkimin e Luginës me Kosovën.