Aktualitet

Krimet e Rënda sekuestrojnë 31 prona të bandës së “Habilajve” në Vlorë

Prokuroria e Krimeve të Rënda sekuestroi disa prona në emër të vëllezërve Habilaj në Vlorë në kuadër të hetimeve për grup të strukturuar kriminal. Në pasuritë e sekuestruara përfshihen 8 apartamente, 5 automjete dhe disa prona të paluajtshme të cilat kapin vlerën e miliona eurove. Pasuritë janë në pronësi të Artan dhe Florian Habilajt. Në kuadër të dosjes Habilaj Prokuroria e Krimeve të Rënda po heton edhe ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.