Kris Jenner është shfaqur së fundmi me një pamje të freskët dhe tërheqëse, duke tërhequr vëmendjen e mediave dhe fansave për transformimin e saj të dukshëm.
Ylli i “Keeping Up with the Kardashians” u fotografua me pantallona lëkure të zeza dhe një xhaketë Prada me detaje lulesh, ndërsa bisedonte jashtë një restoranti me një mike të saj.
Flokët e saj të shkurtër dhe të errët ishin stiluar në mënyrë elegante, tërhequr nga fytyra, duke i dhënë hapësirë një pamjeje natyrale dhe rinore me buzë të lëmuara dhe shkëlqim të lehtë.
Kjo dalje publike vjen vetëm pak javë pas thashethemeve mbi një ndërhyrje të mundshme kirurgjikale në fytyrën e saj.

Fansat në rrjetet sociale kanë vënë re ndryshimin dramatik në pamjen e Kris, duke e ngatërruar në disa raste me vajzën e saj, Kim Kardashian.
Stilisti i njohur i familjes, Chris Appleton, publikoi gjithashtu fotografi të saj nga Parisi, ku ajo shfaqej e mrekullueshme me një fustan të zi kadifeje dhe flokë të kapura bukur, duke lënë përshtypjen e një “rilindjeje” të plotë të ikonës së televizionit.
Sipas një burimi për DailyMail.com, Kris ka humbur ndjeshëm në peshë dhe aktualisht mban madhësinë 6, gjë që e ka bërë të ndihet më mirë se kurrë.
Përfaqësuesi i saj konfirmoi gjithashtu se ajo ka vizituar kirurgun plastik të njohur Dr. Steven M. Levine, i konsideruar si një nga më të mirët në realizimin e lifting-ut të fytyrës.
Transformimi i Kris Jenner është pritur me entuziazëm nga publiku, me shumë ndjekës që e kanë vlerësuar për pamjen rinore dhe e kanë quajtur “rilindja e Kris Jenner në vitin 2025″.