Kris Jenner ka qenë pa asnjë dyshim ylli i Krishtlindjeve këtë vit, duke tërhequr gjithë vëmendjen me një paraqitje që la ndjekësit pa fjalë. Matriarkja 70-vjeçare e familjes Kardashian-Jenner publikoi një foto të rrallë me partnerin e saj prej vitesh, Corey Gamble, ku duket më rinore se kurrë.
Pamja e saj “rinore” në festën tradicionale të familjes u komentua gjerësisht në rrjete sociale, sidomos pasi rezultati i liftingut të saj, që thuhet se ka kushtuar rreth 100 mijë dollarë, ishte i pamohueshëm.
Në krah të Kris, Corey Gamble 45-vjeçar u duk dukshëm më i lodhur, çka nxiti një valë ironish nga fansat.
Rezulton që Corey tani duket më i vjetër se ajo
-shkroi një komentues, ndërsa të tjerë përfshinë edhe vajzën e saj Khloé Kardashian në krahasime, duke shtuar se Kris duket si motra e vajzave të saj, jo si nëna.
Fotoja festive erdhi vetëm pak ditë pasi Kris kishte “vjedhur sërish skenën” nga Khloé dhe Kylie Jenner në një tjetër set fotografik të Krishtlindjeve, ku shumë ndjekës u shprehën se ajo dukej në të njëjtën moshë me to.
Ndërkohë, vetë Kris ka qenë e hapur për ndërhyrjet estetike. Ajo ka pranuar se pas një liftingu të bërë rreth 15 vite më parë, kishte ardhur koha për një “rifreskim”, duke theksuar se kjo është mënyra e saj për të plakur me dinjitet.
Dua të jem versioni më i mirë i vetes sime dhe kjo më bën të lumtur
-është shprehur ajo në një intervistë.
Pavarësisht debateve dhe komenteve online, një gjë është e qartë: Kris Jenner di si të mbajë vëmendjen mbi vete, dhe këtë Krishtlindje, ajo jo vetëm që shkëlqeu, por sipas fansave, la pas edhe partnerin e saj në garën kundër kohës.