Deklaratat e presidentit të Kosovës për korrigjim kufijsh kanë provokuar reagim të fortë në Prishtinë dhe Tiranë. “Është në fakt një maskim për këmbim territoresh. Kjo është një ide e vjetër që nga shpërbërja e Jugosllavisë”, shprehet publicisti Veton Surroi. Për ish zv.ministren e Jashtme Edit Harxhi, ky lloj korrigjimi i kufijve të çon vetëm te ndarja e Kosovës. Ndërsa ish-ambasadori shqiptar në Kosovë lexon një ide kryesore. Arben Çejku deklaroi se mund të jetë dhe testim i opinionit publik nga Hashim Thaçi.