Toni Kros, mesfushori legjendar i Real Madridit, ofroi një pamje të rrallë të jetës së tij jashtë fushës së futbollit gjatë podkastit “Einfach mal Luppen “, të cilin e prezanton me vëllain e tij Feliks. Gjermani zbuloi se nuk kishte pronotuar kurrë një biletë avioni:
“Sa i përket udhëtimeve, unë jam mishërimi i plotë i klishesë së një futbollisti profesionist. Unë nuk bëj asgjë, nuk kam rezervuar kurrë një fluturim vetë, dhe ndoshta as nuk do ta dija si. Por patjetër që kam fluturuar më shumë se shumë të tjerë.”
LEXO EDHE: Trajneri i Dritës, Ramadani: Luajmë para festës së flamurit, e veçantë me Shkëndijën!
Gjermani shpjegoi se edhe për pushimet private, ai mbështetet në ndihmën e jashtme: “Ne kemi dikë që organizon gjithçka, dhe unë rri aty si një idiot duke thënë: ‘Po, kjo është në rregull ose jo, ndryshojeni atë.’”
Ai shtoi se gruaja e tij Xhesika ofron mbështetje të vazhdueshme: “Ajo është ajo që menaxhon gjithçka.”
LEXO EDHE: Dueli me Dritën në Ligën e Konferencës, trajneri i Shkëndijës: Le të fitojë më i miri!
Toni është gjithashtu autokritik: “Gjatë pushimeve, unë jam ai që ankohet nëse shoferi nuk është gati të na çojë nga një vend në tjetrin. Është vërtet e pakëndshme, por nuk kam problem ta pranoj. Ndoshta jam trajtuar shumë mirë për shumë vite.”